Aston Villa është mjaftë aktive në ditët e fundit të tregut të transferimeve të janarit.
Skuadra e Unai Emery ka siguruar fillimisht shërbimet e anglezit Marcus Rashford si huazim nga Manchester United.
Sipas gazetarit të famshëm të transferimeve, Fabrizio Romano, Aston Villa ka finalizuar një marrëveshje me PSG për huazimin e Marco Asensio.
Spanjolli do të kalojë te skuadra angleze në formë huazimi deri në fund të sezonit 2024/25.
Asensio është pritur të fluturojë për në Angli sot (e diel), për të kryer testet mjekësore. Nëse gjithçka shkon mirë, transferimi do të konfirmohet para mbylljes së afatit të transferimeve, që është 3 shkurt.
Këtë sezon, Asensio ka luajtur vetëm 16 ndeshje me PSG, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asistime.
Me këtë transferim, ai do të kërkojë më shumë minuta lojë dhe mundësi për të rimarrë formën e tij më të mirë.