Derbi mes Milaniot dhe Interit, do të jetë derbi i dytë në karrierë për Daniele Kifin, të përzgjedhurin e federatës për sfidën e rëndësishme të futbollit italian.
I pari ka qenë më 3 shtator kur Milani përmbysi rezultatin 3-2. Pavarësisht se shënoi Brozoviç pas disa minutash, dopieta e Leaos dhe Zhiru ishin vendimtarë. Xheko në minutat finale ishte thjesht sa për statistikë.
Përveç Kifit do të jenë gjithasht Karbone dhe Pareti si asistentë dhe Marineli arbitri i katërt. Në VAR do të jetë Di Paolo dhe asistenti i tij Daniele Doveri. Kifi nuk i ka sjellë shumë fat Interit, ndërsa Milani e ka fituar derbin e vetëm që ai ka arbitruar.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në këtë të radhës.