Ish futbollisti i mirënjohur Valdet Shoshi duket se po injorohet me qëllim!
Aktualisht trajner, nuk është ftuar në zgjedhjen e sportistit të vitit në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar vet Shoshi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Mbajnë mbledhjen e zgjedhjes së sportistit dhe nuk më ftojnë as si kryetar i Shoqatës së Trajnerëve as si Shef i Sportit në Komunën e Pejës.
Me të vetmin motiv pse kam votuar kundër Bakirit (Burrit). Lidhja Rajonale, a është pronë e individëve? Vota është e lirë dhe voton njeri si të donë.
Po ashtu pse se kam votu as Avdiun (Gashin) ku abstenova”, ka thënë Shoshi.
Pse nuk ftohet Valdet Shoshi e kujt po i pengon?