Liverpool Echo raporton se Everton ka hequr dorë nga ideja për të rikthyer Armando Brojën te Chelsea në merkaton e janarit, për shkak të dëmtimit që pësoi sulmuesi kuqezi ndaj Peterborough në FA Cup.
Everton nuk ka mundur dot të gjejë alternativa të reja në sulm gjatë merkatos së janarit dhe së dyti stafi mjekësor i klubit mendon se dëmtimi i Brojës nuk ishte aq i rëndë sa u tha fillimisht.
Koha e rikuperimit të shqiptarit pritet të jetë 1 muaj e gjysmë dhe në fund të marsit të jetë në dispozicion të trajnerit David Moyes.
Madje, thuhet se Broja do kthehet më shpejtë në fushë sesa sulmuesi tjetër i dmëtuar Dominic Calvert-Lewin.
Tek Everton janë besimplotë që Broja do rikthehet shpejt në fushë dhe do jetë i gatshëm t’i ndihmojë në pjesën më vendimtare të sezonit.