Flick: Fokusohemi vetëm te vetja jonë

- Bota Sot

Flick: Fokusohemi vetëm te vetja jonë

Barcelona nuk ishte në ditën më të mirë të saj ndaj Alavesit, por në fund arriti një fitore të rëndësishme prej 1-0 në “Estadi Olimpic Lluis Companys”.

Megjithatë, ishte fitore e merituar për djelmoshat e Hansi Flickut, të cilët po vazhdojnë me formë të mirë në të gjitha kompeticionet gjatë vitit 2025.

Sipas “Diario AS”, Flick përmlodhi 90 minutat dhe i analizoi, derisa konfirmoi se si arriti të përmirësojë performancën e ekipit në pjesën e dytë, pas një 45-minutëshi të parë, të dobët.

 “Ishte një ndeshje e vështirë, me punë të madhe. Janë tri pikë të rëndësishme, duke marrë parasysh situatën tonë në La Liga dhe rezultatin e Real Madridit dje. Gjatë pushimit mes pjesëve, u treguam lojtarëve hapësirat që duhet të sulmonim dhe pozicionet ku duhej të ishin. Pjesa e dytë ishte më e mirë”, tha ai fillimisht.

Flick po ashtu foli edhe për gjendjen e Gavit, i cili u zëvendësua në pjesën e parë, pas një përplasje me kokë me Tomas Conechny të Alavesit.

“Ai është mirë. Vendimi për mos të vazhduar ishte i mjekëve. Ai e respektoi këtë vendim”, tha shkurtimisht Flick.

Rezultati i sotëm e sheh Barcelonën duke e shkrirë diferencën e pikëve me Real Madridin, nga shtatë në vetëm katër, pas humbjes së Realit mbrëmë nga Espanyoli.

Flick pranoi se nuk e shikoi ndeshjen e mbrëmshme, pasi është i fokusuar vetëm në skuadrën e tij.

 “Sinqerisht, nuk e shikova ndeshjen e Realit mbrëmë. Në ditët e fundit kam qenë shumë në stres dhe gjëja më e mirë për stresin është të shkosh në shtrat shumë herët. Në mëngjes e pash një mesazh në ËhatsApp, ku më kishin dërguar rezultatin. Por na duhet të shikojmë veten”, shtoi trajneri gjerman.

“Atletico Madrid dhe Real Madridi janë ekipe fantastike. Por na duhet të shikojmë veten punën tonë.

Na duhet t’u bëjmë presion, por duhet të shikojmë me patjetër veten. Unë nuk stërvis duke i shikuar të tjerët, por duke u fokusuar në veten tonë”, përfundoi Flick.



Read it all at Bota Sot