Mario Mitaj ka luajtur vetëm 45 minuta në ndeshjen përballë Al Kholood-it.
Trajneri i Al Ittihad-it ka sqaruar arsyen e vendimit të tij.
Sipas Blanc-ut, mbrojtësi shqiptar ndjeu shqetësime fizike, çka e detyroi që të linte fushën përpara kohe.
“Mario Mitaj ndjeu dhimbje në zonën e pelvisit të muskulit të aduktorit.
Kështu që unë preferova ta lija të pushonte për ndeshjen tjetër. Ishte një ide e mirë. Na duhet t’i kontrollojmë dëmtimet”, ka deklaruar Laurient Blanc-u.