Ishte padyshim një fundjavë e mrekullueshme për Barcelonën dhe mbështetësit e saj.
Sot katalanasit kaluan pengesën Alaves me një fitore 1-0, duke mbyllur kështu diferencën me kreun(-4) të pushtuar nga Real Madridi që humbi dje përballë Espanyol.
"Ishte një ndeshje e vështirë, - tha trajneri i Barçës, Hansi Flick - Ishte shumë e rëndësishme të merrnim tri pikët duke marrë parasysh rezultatin e djeshëm të Realit”.
“Duhet të përqendrohemi te vetja dhe ishte një ndeshje e vështirë dhe e ndërlikuar, Alavés u mbrojt shumë mirë sot”.
Ditë stresuese edhe për shkak të ndeshjes së fundit ndaj Atalantës, të barazuar në Ligën e Kampionëve: “Pas Atalantës kam fjetur vetëm dy-tre orë. Sot kam fjetur më shumë dhe sot në mëngjes jam ndjerë më mirë”.