Trajneri i Comos, Cesc Fabregas ka folur me fjalë të mëdha për mbrojtësin e krahut, Mërgim Vojvoda, të cilin e ka transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Vojvoda u transferua te Como nga Torino dhe me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028. Como ka paguar rreth 2.5 milionë euro për Vojvodën, paga vjetore e të cilit do të jetë rreth 1.8 milionë euro.
“Mërgimi sjell përvojë dhe stabilitet defensiv në ekipin tonë. Aftësia e tij për të luajtur në disa role në mbrojtje dhe përvoja e tij në Serie A do të jenë të vlefshme derisa ne vazhdojmë ta forcojmë mbrojtjen”, ka thënë Fabregas.
Mbrojtësi kosovar me përvojë i bashkohet Comos nga Torino ku ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin torinez.
Vojvoda ka qenë një figurë kyçe edhe për Kosovën që nga debutimi i tij në vitin 2016, duke grumbulluar mbi 60 paraqitje.