220 milionë euro për 6 lojtarë

- Bota Sot

220 milionë euro për 6 lojtarë

Merkato e janarit ishte vërtet e fortë për skuadrën e Manchester City, që pas krizës së kaluar dy muaj më parë dhe dëmtimebve të shumta kishte nevojë për “frymë të re”. Dhe në këtë drejtim klubi anglez nuk u kursye, duke sjellë 6 lojtarë.

Skuadra angleze shpenzoi 220 milionë euro në total në merkaton e janarit. Blerja më e shtrenjtë është ajo e sulmuesit egjiptian Omar Marmoush nga Eintraht Frankfurt, për të cilin “citizens” shpenzuan 75 milionë euro.

Zëvendësuesi i Rodri (i dëmtuar) në mesfushë është portugezi Nico Gonzalez. Kostoja e këtij transferimi ishte 60 milionë euro, shumë që Porto arkëtoi për ta lënë të lirë.

Më tej, Manchester City pagoi 40 milionë euro për mbrojtësin e ri kazak Abdukori Khusanov, që luante me Lens. Në mbrojtje erdhi edhe i riu brazilian Vitor Reis nga Palmeiras, për rreth 37 milionë euro.

City shpenzoi edhe 6 milionë euro për Juam Bah, që erdhi nga Valladolid, por më pas u la në formë huazimi te Lens deri në fund të sezonit si pjesë e marrëveshjes për Khusanov. I fundit është anësori i majtë amerikan Chrisian McFarlane, që erdhi nga New York City për 2 milionë euro.



Read it all at Bota Sot