Tensionet në duelin e Barcelonës

- Bota Sot

Tensionet në duelin e Barcelonës

Ndeshja mes Barcelonës dhe Alavesh ka pasur dhe momente tensioni.

Lojtarët e të dyja skuadrave kanë qenë të pakënaqur me arbitrimin e takimit dhe për shumë vendime të gjyqtarit kryesor ata kanë kontestuar, duke mos kursyer as fjalët, duke rrezikuar pezullime të gjata.

I tillë mund të jetë rasti i Rafinjës në momentin e zëvendësimit të tij (Ferran Torres). Përveç bisedës mes doktorit dhe Gavit pas përplasjes së tij me Konjeçnin që e detyroi të largohej herët nga ndeshja, kamerat e “

Movistar” kapën brazilianin shumë të zemëruar me ekipin e arbitrave.

Kur u zëvendësua nga Ferran Torres, ai u largua duke thënë: “Duhet t’u flisni diçka edhe atyre, jo vetëm neve”. Por nuk mbaroi me kaq.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik shkoi për ta qetësuar kapitenin, por kur arriti në stol, Rafinja lëshoi një tjetër ofendim: “Ju jeni të gjithë frikacakë! Frikacakë! Legena!”.

Futbollisti brazilian nuk ishte aspak i kënaqur me arbitrimin. Por fjalë e tepërta në adresë të trupës gjykuese i kushtuan atij kartonin e verdhë, i treti sezonal për të.



Read it all at Bota Sot