Kupa e Shqipërisë në futbollin e vajzave ka mbyllur ndeshjet e javës së dytë. Në Grupin A, Apolonia mposhti Gramshin me rezultatin 3-0, duke e filluar me këmbë të mbarë mbrojtjen e trofeut. Fieraket i kanë mbyllur llogaritë që në pjesën e parë, duke e tundur tre herë rrjetën.
Shifrat i zhbllokoi Hamonikaj që në minutën e dytë, ndërsa në të 19-ën erdhi dyfishimi nga Ukwuoma.
Tri minuta para fundit të pjesës së parë, Tenutti de Sousa shënoi golin e tretë për fieraket, që tashmë drejtohen nga trajneri Elton Hazizaj. Në të 80-ën Apolonia mbeti me 10 lojtare, pasi Hamonikaj e la para kohe fushën, me dy kartonë të verdhë. Apolonia dhe Gramshi renditen me nga tre pikë ndërsa Partizani në vendin e tretë me 0 pikë.
Sfida e fundit e grupit do të luhet mes Apolonisë dhe Partizanit. Në takimet e tjera, Egnatia mposhti Kinostudion me rezultatin 4-2. Muça kaloi përpara rrogozhinaset në të 16- ën, ndërsa Zogu shënoi dy herë në të 21-ën dhe 28-ën, duke i çuar shifrat në 3-0.
Por Kinostudio reagoi në fundin e pjesës së parë, teksa fillimisht Doçe ngushtoi në 1-3 në të 35-ën, ndërsa në të 45-ën Kadiolli shënoi golin e dytë për kryeqytetaset. Megjithatë Egnatia e menaxhoi lojën, ndërsa në të 67-ën gjeti golin e qetësisë me Kostajn. Edhe në këtë grup gjithçka mbetet ende e hapur, teksa ndeshja e fundit do të luhet mes Egnatias dhe Laçit. Duke kaluar në Grupin C, Tirana është Kinostudio reagoi në fundin e pjesës së parë, teksa fillimisht Doçe ngushtoi në 1-3 në të 35-ën, ndërsa në të 45-ën Kadiolli shënoi golin e dytë për kryeqytetaset.
Megjithatë Egnatia e menaxhoi lojën, ndërsa në të 67-ën gjeti golin e qetësisë me Kostajn. Edhe në këtë grup gjithçka mbetet ende e hapur, teksa ndeshja e fundit do të luhet mes Egnatias dhe Laçit. Duke kaluar në Grupin C, Tirana është skuadra e parë që e ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale.
Vajzat bardheblu morën fitoren e dytë, teksa mposhtën Teutën me rezultatin 4-3. Balla, Klleci dhe Ferati kaluan në 3-0 krye qytetaset, por durrsaket rikuperuan me një dopietë nga Hysa dhe me Bajramajn.
Por në të 71-ën, Klleci shënoi golin e dytë personal, duke vulosur suksesin e Tiranës. Ndeshja e fundit e grupit do të luhet mes Teutës dhe Lushnjës. Në gjysmëfinale do të kalojnë tri vendet e para të çdo grupi dhe vendi i dytë më i mirë.