Media maqedonase: UEFA i dha një goditje të fortë Vuçiqit: Në Tiranë, jo në Beograd

- Bota Sot

Media maqedonase: UEFA i dha një goditje të fortë Vuçiqit: Në Tiranë, jo në Beograd

Shqipëria së bashku me Serbinë e fituan edhe zyrtarisht organizimin e Kampionatit Evropian U21 për vitin 2027.

“Të paktën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është i kënaqur, shkruan mediumi maqedonas “Sportsport”. 

“Përkundrazi, të gjithë janë tronditur pasi UEFA njoftoi sot se finalja e atij Europiani do të luhet në Tiranë dhe jo në Beograd.

Natyrisht, kjo është një goditje e madhe për Vuçiqin, i cili ka muaj e muaj që mburret se Serbia do ta fitojë finalen dhe prandaj stadiumi i ri në Beograd duhet të përfundojë sa më parë”, shkruan më tej.

“Me Shqipërinë mund të bëjmë ofertë për organizimin e Kampionatit Evropian 2027.

Ata e kanë hapur turneun dhe ne do të luajmë finalen në Beograd, në stadiumin e ri kombëtar”, kështu kishte thënë Vuçiqi të paktën dhjetë herë.

“Megjithatë, dushi i ftohtë erdhi sot. Nuk është çudi që Aleksander Ceferin i dha një goditje të dhimbshme presidentit të Serbisë”, ka shkruar mediumi maqedonas.



Read it all at Bota Sot