Ministri rus Lavrov paralajmëron Perëndimin: Lindja e Mesme nuk është një “shesh lojërash”, gjeopolitike!

- Bota Sot

Ministri rus Lavrov paralajmëron Perëndimin: Lindja e Mesme nuk është një “shesh lojërash”, gjeopolitike!

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka paralajmëruar Perëndimin kundër trajtimit të Lindjes së Mesme si një fushë lojërash gjeopolitike, duke theksuar nevojën për qasje më të përgjegjshme dhe të balancuar në rajon.

“Perëndimi është mësuar të bëjë kërdi, të krijojë kriza dhe më pas të shohë se çfarë ndodh. Amerikanëve veçanërisht u pëlqen ta bëjnë këtë, dhe më pas të shikojnë se si zhvillohen gjërat me interes të madh nga përtej oqeanit.  Por Lindja e Mesme nuk është një shesh lojërash dhe nuk duhet trajtuar si e tillë,” deklaroi ai në Konferencën e 14-të të Lindjes së Mesme.

Sipas tij është e padrejtë që diplomatët perëndimorë, përfshirë dhe vendet e Lindjes së Mesme fajësojnë Rusinë për  “ftohtësinë”  ndaj përpjekjeve për të vendosur një dialog kombëtar në Libi.

“Kjo sipas diplomatëve perëndimorë, është rrënja e problemeve në Libinë e sotme dhe ata po kërkojnë të imponojnë këtë këndvështrim mbi të gjithë ata me të cilët po flasin.” përfundoi ministri rus.



Read it all at Bota Sot