Alvaro Morata ia bën sefte me fanellën e Galatasarayt

- Bota Sot

Alvaro Morata ia bën sefte me fanellën e Galatasarayt

Skuadra e Galatasarayt është duke luajtur ndaj Bolusporit në ndeshjen e Kupës së Turqisë.

Rezultati momental është 1:1 dhe gol për ekipin e Galata-s e shënoi sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata.

Morata shënoi një gol të bukur pas një asisti fantastik nga Demir.

Sulmuesi spanjoll realizoi në minutën e 21’të dhe ishte i pari me fanellën e Galatasarayt.



Read it all at Bota Sot