Nuk e dimë ende nëse Thiago Messi do të jetë si Leo Messi, sepse kjo është diçka shumë e vështirë.
Gjithsesi, ajo që duekt e sigurt është se ai po ndjek të njëjtat gjurmë dhe po tregon të njëjtën ambicie.
Djali i madh i Lionel Messit dhe Antonella Roccuzzo ka arritur diçka të pabesueshme me ekipin U-13 në një ndeshje ku skuadra e tij, Inter Miami, u përball me Atlanta United.
Thiago Messi, i cili mban fanellën me numrin 10, shënoi plot 11 nga 12 golat e ekipit të Floridës në fitoren 12-0 në transfertë. Pavarësisht moshës së tij të re, djali i yllit argjentinas po tregon cilësi të shkëlqyera në fushë.
Edhe pse ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në kategoritë e të rinjve, progresi i tij tek Inter Miami Academy po krijon pritshmëri të mëdha mes tifozëve të klubit dhe ndjekësve të Lionel Messit.