Barcelona refuzoi Milanin dhe Napolin

- Bota Sot

Barcelona refuzoi Milanin dhe Napolin

Sipas Fichajes, Barcelona ka patur 4 shanse për të shitur sulmuesin Ferran Torres.

Për të kanë shfaqur interes klube si Milani, Napoli, Borussia Dortmund dhe Arsenal.

Klubi më i interesuar ishte Napoli.

Trajneri Conte e donte spanjollin si zëvendësues të mundshëm për Khvicha Kvaratskhelia. Ndërkohë, Arsenali e donte si lojtar polivalent për të mbushur hapësirat në krahun e majtë dhe në qendër të sulmit.

Pavarësisht ofertave, bordi i Barcelonës vendosi që Ferran Torres të mos largohet. Hansi Flick beson te sulmuesi spanjoll dhe mendon se ai angazhohet shumë për katalanasit.



Read it all at Bota Sot