Kolo Muani përpara Cristiano Ronaldos?

- Bota Sot

Kolo Muani përpara Cristiano Ronaldos?

Transferimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi ka krijuar një dilemë për trajnerin Thiago Motta, i cili duhet të zgjedhë mes tij dhe Dushan Vlahovic si liderin e sulmit.

Sulmuesi francez, i huazuar nga Paris Saint-Germain, ka bërë një fillim spektakolar në Torino, duke shënuar 3 gola në 2 ndeshje.

Një vendim i vështirë për Motta-n

Sonte, në përballjen kundër Comos, Motta do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me Kolo Muanin apo do t’i japë minutat e para Vlahovicit. Sipas “Corriere dello Sport”, nëse Muani shënon përsëri, ai do të hyjë në histori si lojtari i parë i Juventusit që realizon gol në secilën nga tre ndeshjet e tij të para në Serie A.

Mediat italiane theksojnë se edhe Cristiano Ronaldos iu deshën katër ndeshje për të shënuar golin e tij të parë me fanellën e “Bianconerëve”. Kjo e bën paraqitjen e Kolo Muanit edhe më mbresëlënëse, duke i dhënë tifozëve bardhezi shpresa për një sulmues të ri dominues në kampionat.

Me një fillim të tillë, francezi ka mundësinë të bëjë histori dhe të vendoset si një figurë kyçe në repartin ofensiv të Juventusit.



Read it all at Bota Sot