Fillon sot java e 24-të e Superiore.
Takimi i parë që do të luhet sigurisht është dhe më i lakmuari, derbi i kryeqytetit.
E gjithë vëmendja është maksimalisht e vendosur në sfidën e parë që luhet në histori mes dy rivalëve në shtëpinë e Partizanit, “Arena e Demave”.
Për vetë faktin se deri para disa ditësh nnuk ishte caktuar as ora e madje as impianti se ku supersfida do të luhej, kjo ndeshje pritet të prodhojë edhe më shumë polemika në vijim.
Gjithsej do të zhvillohen 3 takime ditën e sotme. Dy sfidat e tjera përtej derbit që fillon në mesditë, mbahen në të njëjtin orar. Në orën 17:00 Egnatia ka një transfertë të vështirë përballë Elbasanit.
Rrogozhinasit nuk duan të gabojnë pasi vendi i parë antagonizohet me Vllazninë. Shkodranët po ashtu luajnë pasdite kundër Bylisit. Kuqeblutë presin një fitore të sigurt ndaj ballshiotëve dhe një hap gabim nga Edlir Tetova për të marrë vendin e parë.
Një ditë intensive dhe me rëndësi për paqsyrën e kampionatit pritet të zhvillohet sot.