Napoli favoriti i madh për të fituar titullin

- Bota Sot

Napoli favoriti i madh për të fituar titullin

Napoli  do të presë sot në ‘Stadio Diego Maradona’ Udinesen e vendit të 10-të.

Napoletanët kryesojnë kampionatin, ku aktualisht janë 3 pikë larg Interit të vendit të dytë.

Të besuarit e Kontes deri tani janë më të favorizuar të fitojnë titullin kampion pasi në 8 ndeshjet e fundit kanë korrur 7 fitore dhe nuk kanë pësuar asnjë humbje si dhe e pret Interin në shtëpi rivalin më të fortë për titullin kampion.

Ndërkohë ditën e nesërme Interi do të presë në ‘Giuseppe Meazza’, Fiorentinën e vendit të 5-të, një përballje jo e lehtë për ‘Zikaltrit’.

Renditja aktuale për ‘Seria A’ është kjo, Napoli kryeson me 54 pikë ndiqet nga Interi me 51 pikë, Atalanta me 50 pikë dhe Juventusi me 43 pikë.



Read it all at Bota Sot