Pezullohen 10 lojtarë!

- Bota Sot

Pezullohen 10 lojtarë!

Dukej një derbi mjaft i qetë në “Arena e Demave”, përsa i përket skuadrave në fushën e lojës. Kjo vetëm deri në minutën e 90-të, kur Partizani barazoi shifrat.

Më pas përplasjet në stol dhe fushë pushtuan sfidën. Gjyqtari Hamiti e nxorri 7 herë kartonin e kuq për lojtarët e Partizanit dhe Tiranës.

Marku, Gjumsi, Mici dhe Kozi iu drejtuan dhomave të zhveshjes nga Tirana. Në anën tjetër Gudjufi, Bytyçi dhe Taipi bënë të njëjtën gjë pasi panë kartonin e kuq.

Të gjithë këto përkthehen me mungesa të rëndësishme në javën pasardhëse. Kujtojmë se Partizani udhëton në transfertën e Egnatias, ndërsa Tirana pret Skënderbeun. Të dyja sfida delikate për secilën skuadër.

Si të mos mjafton kartonët e kuq, lojtarë të Tiranës dhe Partizanit do të mungojnë dhe për shkak plotësimi kartonësh. Bardheblutë nuk do të kenë po ashtu shërbimet e Përgjonit dhe Ndrecës, që u ndëshkuan me karton të verdhë gjatë ndeshjes.

Partizani duhet të vuajë mungesën e Janjevës. Kështu ky derbi ka prodhuar plot 10 të pezulluar.



Read it all at Bota Sot