Real Madrid merr një goditje të madhe

- Bota Sot

Real Madrid merr një goditje të madhe

Real Madridi do të udhëtojë në Angli për duelin ndaj Manchester Cityt me disa mungesa të theksuara. 

‘Los Blancos’ e mbajtën epërsinë prej një pikë në krye të La Ligas pasi ekipi i Carlo Ancelottit luajti baras me rezultat 1-1 në vikend ndaj Atletico Madridit. 

Ancelotti nuk konfirmoi ndonjë lëndim të ri në konferencën pas ndeshjes madje dje (e diel) ai publikoi listën e lojtarëve të ftuar për këtë takim. 

Sidoqoftë, ai ka marrë tashmë një lajm të keq, pasi përveç Antonio Rudiger që është e sigurt se nuk do të luajë në ‘Etihad’, atij tashmë i është bashkuar edhe Lucas Vazquez. 

Vazquez fillimisht ishte në mesin e lojtarëve të ftuar, por tani që lista është përditësuar me t’u marrë vesh lajmi për lëndimin e tij, spanjolli do të jetë për dy javë jashtë fushave. 

Nga ndeshja me Atletico Madridi, tekniku italian pritet të mbajë Raul Asencion dhe Aurelien Tchouamenin në qendër të mbrojtjes. 

Treshja e sulmit do të mbetet e pandryshuar, por jo edhe mesfusha, veçanërisht pasi Fede Valverde tani do të kalojë në krahun e djathtë të mbrojtjes. 

Luka Modric mund të marrë mundësinë për të luajtur si titullar shkaku i përvojës së tij në këto ndeshje, pasi ai e nisi nga banka rezervë në derbin e Madridit.



Read it all at Bota Sot