Pep Guardiola ka sfiduar skuadrën e tij Manchester City për të provuar se ata janë ende të veçantë në ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, pavarësisht një sezoni të turbullt për kampionët e Premier Ligës.
Të dy klubet takohen në kompeticionin elitar të Evropës për sezonin e katërt radhazi, por këtë herë shumë më herët, pasi të dy klubet nuk performua mirë në fazën e re të ligës.
City mezi hyri në raundin tjetër në vendin e 22-të në tabelën me 36 ekipe duke fituar ndeshjen e fundit kundër Club Brugge, ndërsa kampioni në fuqi Real përfundoi i 11-ti.
Guardiola pranoi në konferencën për shtyp të së hënës para ndeshjes se skuadra e tij, kampione evropiane në vitin 2023, nuk ishte as afër përfundimit në tetëshen e parë, gjë që nënkuptonte kualifikimin automatik për 16-shen e fundit, përcjellë KosovaPress.
Real Madridi, kampion i Evropës 15 herë, siguroi një kualifikim për në play-off, që do të thotë se ata do të presin në shtëpi ndeshjen e dytë, diçka që shefi i Cityt pranoi se ishte një avantazh.
“Kur përfundoni në vendin e 22-të (nga 24) nuk mund të kërkoni asnjë nder, nuk mund të kërkoni asgjë që nuk keni fituar”, tha Guardiola përpara ndeshjes së parë të së martës në “Etihad”.
“Gjithmonë e besoj atë që ndodh në futboll, normalisht duhet ta meritosh dhe ne nuk e merituam”.
Katalanasi tha se ka ende besim te skuadra e tij pas një dekade suksesi, pavarësisht vështirësive të tyre këtë sezon, gjatë të cilit i është dashur të përballet me dëmtimet dhe humbjen e formës.
City ka fituar gjashtë nga shtatë titujt e fundit të Premier League, duke përfshirë katër të fundit radhazi, por ata aktualisht janë në vendin e pestë dhe realisht jashtë garës për titull.
“Nuk do ta mohoj se si u besoj lojtarëve që na dhanë dekadën e pabesueshme, të gjithë ne, duke fituar shumë gjëra dhe duke luajtur në standarde të larta dhe e di se çfarë jemi të aftë”, tha ai. “Ekipi ka diçka të veçantë dhe shpresojmë që nesër ne ta vërtetojmë atë”, thkesoi Guardiola.
Ndeshja e dytë e ndeshjes play-off do të zhvillohet në stadiumin “Bernabeu” të Realit më 19 shkurt.