FFK pritet ta fillojë implementimin e sistemit MyFFK

- Bota Sot

FFK pritet ta fillojë implementimin e sistemit MyFFK

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se tashmë do të ketë administratë të dixhitalizuar në saje të njësistemi të dhuruar nga Arabia Saudite.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar për mbajtjen e një punëtorie për fazën finale të implementimit të sistemit MyFFK.  

"Nga sot, për tri ditë me radhë, do të mbahet një punëtori për fazën finale të implementimit të sistemit MyFFK. Ky sistem do të dixhitalizojë administratën e FFK-së, lidhjet rajonale, regjistrimin e lojtarëve, klubet, referimin dhe menaxhimin e garave.

Një falënderim i madh për Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite, e cila e ka dhuruar këtë sistem tepër të sofistikuar për FFK-në", ka shkruar Ademi.



Read it all at Bota Sot