Al-Khelaifi “blindon” Camposin

- Bota Sot

Al-Khelaifi “blindon” Camposin

Njoftimi ka ardhur drejtpërdrejt nga presidenti Nasser Al-Khelaïfi, i cili ka shuar çdo dyshim mbi të ardhmen e këshilltarit të tij sportiv. Pavarësisht spekulimeve për një largim të mundshëm, Luis Campos do të qëndrojë te PSG.

Dy faktorët kryesorë që e kanë bindur Al-Khelaïfin janë lumturia e Campos në kryeqytetin francez dhe rëndësia thelbësore e bashkëpunimit të tij me trajnerin Luis Enrique për sukseset e klubit.

“Unë dua që ai ta zgjasë kontratën me PSG-në”, – tha presidenti për mediat, sipas raportimeve të sotme nga “Footmercato”. – Që kur jam president, nuk kam parë kurrë një harmoni kaq të madhe mes një drejtori sportiv dhe trajnerit të tij”.

Luis Campos, i cili ishte lidhur me dy klube të rëndësishme të Premier League dhe me Arabinë Saudite në kuadër të Botërorit 2034, duket i destinuar të qëndrojë në Paris. Deklaratat e presidentit Al-Khelaïfi iu japin fund të gjitha spekulimeve, duke konfirmuar portugezin si figurën kryesore të merkatos për njërën nga skuadrat më të pasura në botë.

Konfirmimi i Campos vjen pavarësisht një bilanci të përzier, me disa blerje të suksesshme si Barcola dhe João Neves, por edhe disa që nuk kanë dhënë rezultatet e pritura si Skriniar apo Ugarte. Megjithatë, duket se presidenti ka vendosur t’i besojë Camposit, i bindur se roli i tij, veçanërisht në marrëdhënien me Luis Enrique, është thelbësor për të ardhmen e PSG-së.



Read it all at Bota Sot