Reali zbret me mungesa

- Bota Sot

Reali zbret me mungesa

Real Madrid dhe Manchester City do të dhurojnë spektakël në përballjen e sotme.

Gjithësesi Anceloti do të zbresë me mungesa në mbrojtje dhe mesfushë.

Trajnerit të Real Madrid do ti mungojë edhe një mbrojtës në përballjen me Manchester City.

Mjekët e ekpit bënë të ditur të hënën se Lucas Vazquez.

Ka një dëmtim muskulor ne kemben majtë dhe per kete arsye do ti duhet të ndalet për të paktën dy javë.

Kjo është hera e dytë që ai pëson një dëmtim në këtë sezon, pas atij që pësoi më 9 nëntor, që e mbajti jashtë fushës për 17 ditë.

Drama mbrojtëse e Madridit është e tmerrshme dhe e vendos trajnjerin e realit në një situatë të vështirë për të ndërtuar një mur të bardhë që tashmë është plot të çara për shkak të mungesave të Carvajal, Rüdiger, Militao, Alaba dhe tani Lucas.

Real Madridi ka pësuar 36 lëndime deri më tani këtë sezon, 26 muskulare dhe 10 traumatike.
Tashmë Anceloti ka vetëm tre mbrojtës të ekipit të parë në dispozicion.

Megjithatë play of i champion league pritet të ofrojë spektakël me yje të futbollit që do të zbresin në fushë.

City do të sfidojë me Lojtarët si Haaland, Foden, De Bruyne, Bernardo Silva dhe Savinho do të jenë në qendër të skenës, ndërsa yjet e Madridit, duke përfshirë Mbappé, Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo.

Dy portierë të klasit botëror, Courtois për Madridin dhe Ederson për Cityn, do të shfaqin reflekset e tyre për të ndalur topin të kalojë vijën fatale.

Beteja taktike mes Guardiolës dhe Ancelottit do te rrisë edhe më shumë nivelin e lojës me formacionet dhe sulmet e tyre.

Për Guardiolën, një fitore ndaj Madridit mund të nënkuptojë një ringjallje të fortë ndërsa Ancelottit synon të kapërcejë vështirësitë që po has  në La Liga.



Read it all at Bota Sot