Kategoria e Parë ka mbyllur fazën e dytë të saj

- Bota Sot

Kategoria e Parë ka mbyllur fazën e dytë të saj

Kategoria e Parë ka mbyllur fazën e dytë të saj dhe tashmë ekipet do të jenë në sprintin e fundit për të arritur drejt objektivave. Ky kampionat hyn në fazën më interesante të saj, ku çdo pikë do të vlejë shumëfish.

Kështu skuadrat në fundjavë do të “ndezin motorët” për sfidat e fundit, teksa do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 23-të. Saktësisht sfidat e kësaj jave do të luhet të shtunë dhe të hënë, më 15 dhe 17 shkurt në të njëjtën orë, 13:00.

Duele mjaft interesante janë në program, ku përplasen mes tyre ekipe me objektiva të ndryshme. Vora kryesuese do të presë në shtëpi skuadrën e Erzenit, ndërsa Flamurtari do të rpesë Vaalbonën.

E luftuar do të jetë përballja mes Besës dhe Kukësit si dhe Burrelit me Korabin. Të shtunën do të luhet edhe dueli mes Lushnjes dhe Kastriotit.

Ndërkohë ditën e hënë do të zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj jave. Pogradeci dhe Apolonia do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët e javës 23-të të kampionatit.



Read it all at Bota Sot