Como dhe Milan arritën një marrëveshje për Theo Hernandez në ditët e fundit të merkatos së janarit.
Presidenti i Como, Mirwan Suwarso la të kuptohet se një transferim ishte afër për mbrojtësin e majtë të Milanit.
Dhe Giulio Cardone i La Repubblica ka zbuluar: “Como i bëri një ofertë të bujshme Milan-it: 54 milion € për Theo Hernandez.
“Milani e kishte pranuar qartë ofertën, edhe sepse po flasim për një lojtar, kontrata e të cilit skadon në qershor 2026; Theo Hernandez në mënyrë legjitime refuzoi propozimin për të kaluar te Como sepse ai ka shumë objektiva me Milanin.
“Kjo ofertë tregon fuqinë ekonomike të pronarëve indonezianë të Como”.