Tifozët anglez bëjnë gati provokimin për Realin

- Bota Sot

Tifozët anglez bëjnë gati provokimin për Realin

Tifozët e Manchester Cityt sonte duket se kanë përgatitur një suprizë për një lojtar të Real Madridit.

 “Cityzens” – tifozët e Cityt – thuhet se do të shpalosin një banderolë të madhe në tribunën e stadiumit “Etihad”, në të cilën do të jetë i vendosur Rodri me “Topin e Artë”.

Por, e veçanta e kësaj banderole do të jetë mbishkrimi i saj “Mos qaj më”, drejtuar Viniciusit të Real Madridit.

Tifozët anglez bëjnë gati provokimin për Realin

Tifozët e Manchester City sonte duket se kanë përgatitur një suprizë për një lojtar të Real Madridit.

 “Cityzens” – tifozët e Cityt – thuhet se do të shpalosin një banderolë të madhe në tribunën e stadiumit “Etihad”, në të cilën do të jetë i vendosur Rodri me “Topin e Artë”.

Por, e veçanta e kësaj banderole do të jetë mbishkrimi i saj “Mos qaj më”, drejtuar Viniciusit të Real Madridit.

Ky ‘reagim’ i tifozëve të Cityt vjen pasi Rodri u shpallë fitues i “Topit të Artë” më 28 tetor të vitit të kaluar, para Viniciusit, i cili një ditë para ceremonisë parashihej si fitues absolut i këtij çmimi.

Me të marrë vesh se Vinicius nuk do të shpallet fitues i çmimit, Real Madridi dhe vetë lojtari e bojkotuan ceremoninë e organizuar nga “France Football”, duke thënë se është ylli brazilian ai që e ka merituar “Topin e Artë”.

Pas këtij rasti, sonte në fushën e blertë të “Etihad Stadium” do të zbres artileria e rëndë e Carlo Ancelottit, për t’u përballur me djelmoshat e Pep Guardiolës.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe luhet në kuadër të “play-offit” në Ligën e Kampionëve.

Takimi kthyes i kësaj përballje do të luhet më 19 shkurt në “Santiago Bernabeu”.

Fituesi i këtij dueli do të kalojë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.



Read it all at Bota Sot