Kombëtarja e Malit të Zi U19 do të përgatitet për turneun e ardhshëm kualifikues, që do të zhvillohet në Shqipëri.
Duke qenë se përzgjedhja seniore ka angazhime në të njëjtën periudhë, Mali i Zi do të drejtohet nga pankina nga Ivan Tatar, ndihmësitrajneri Mirko Mariç.
Turneu organizohet në Tiranë dhe Elbasan dhe fituesit e grupeve, si dhe ekipi më i mirë i vendit të dytë, do të kualifikohen në Ligën A për ciklin e ardhshëm.
Në listë janë 20 lojtare ndër to edhe shqiptarja Angjelina Dreshaj (Buduçnosti).
Mali i Zi luan me Shqipërinë më 18 shkurt, tre ditë më vonë sfidohen nga Irlanda e Veriut dhe më 24 të këtij muajit ndeshen me Azerbajxhanin.