UEFA ndalon Bayern Munih të veshë fanellën e parë; arsyeja është e çuditshme

- Bota Sot

UEFA ndalon Bayern Munih të veshë fanellën e parë; arsyeja është e çuditshme

UEFA i ka ndaluar Bayern Munich të përdorë fanellën e parë, atë kuqezi, në ndeshjet europiane.

Arsyeja?

Sipas organit më të lartë të futbollit europian, shkronjat dhe numrat e zinj janë të vështirë për t’u lexuar mbi sfondin e kuq të fanellës.

Për këtë arsye, bavarezët, ashtu siç ka ndodhur tashmë në fillim të sezonit, detyrohen të luajnë me fanellën e dytë ose të tretë. Ky rregull do të mbetet në fuqi edhe nëse skuadra e Kompany arrin finalen e Champions League.

Nuk është rastësi që Bayerni e ka luajtur shumicën e ndeshjeve me fanellën e tretë, atë të bardhë, e cila pritet të përdoret edhe të mërkurën kundër Celtic, në ndeshjen e vlefshme për “play-off”-in e Ligës së Kampionëve.



Read it all at Bota Sot