Përleshja masive në derbi

- Bota Sot

Përleshja masive në derbi

Arne Slot nuk i mbajti dot nervat në fund të ndeshjes, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq për protestat për një faull të Betos në aksionin e golit, për të cilën mendonte se duhej anuluar.

Por kapiteni Virxhil van Dajk thotë se i gjithë tensioni erdhi si pasojë e një provokimi.

“Ishte një provokim i madh nga një lojtar.

Të gjithë e pamë dhe reaguam si skuadër.

Ju e dini se çfarë ndodh në ditët e sotme, kthehet në një rrëmujë të madhe. Arbitri e ka detyrë ta menaxhojë këtë situatë dhe nuk jam shumë i sigurt nëse ishte në kontroll të plotë”, tha mbrojtësi holandez.

“Në garën për titull jemi në një pozicion solid. Duhet të jemi të gjithë në më të mirën tonë.

Ndeshjet e vështira po vijnë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është të fokusohemi te vetja dhe të mos shohim të tjerët”.



Read it all at Bota Sot