Parolo flet për sjelljen e tij kundër Fiorentinës

- Bota Sot

Parolo flet për sjelljen e tij kundër Fiorentinës

Marko Parolo e njeh mirë Simone Inzagin dhe mendon se ai është një nga sekretet e këtij Interi. Ish-mesfushori italian ka folur për sjelljen e Simones gjatë ndeshjes kundër Fiorentinës.

“Pashë një Inzagi të tërbuar. Sytë e tij tregonin një njeri që donte ta fitonte patjetër këtë ndeshje. Ishte elektrik në gjeste. Për mua ishte sekreti i Interit. Kur e sheh kaq të përfshirë në ndeshje, duhet patjetër që t’i përgjigjesh në fushën e lojës.

U duk qartë që Interi duhet dhe donte ta fitonte patjetër ndeshjen. Inzagi e transformoi në forcë elektricitetin e tij. E bënte dhe kur ishte trajner i Lacios. Kujtoj ndeshjen LacioJuventus 1-1 në vitin 2020, kur trajneri e ktheu Marusiçin me shpinë nga porta jonë dhe e drejtoi që ta hidhte topin përpara.

Nga ai aksion erdhi goli i barazimit. Nuk ishte zgjedhje logjike në fakt, por instikti i tij ishte i rëndësishëm. Ky është kualiteti i tij më i madh. Do të ketë luftë të madhe mes tij dhe Kontes deri në fundin e sezonit. Është një betejë e bukur dhe për t’u shijuar”, ka thënë Marko Parolo.



Read it all at Bota Sot