Një lajm i keq për Barcelonën para ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos.
Mbrojtësi uruguajan, Ronald Araujo ka pësuar një Iëndim në stërvitje, ku i cili do të mungojë në këtë ndeshje.
Ende nuk dihet se për sa kohë do të mungojë uruguajani, i cili lëndohet për herë të dytë këtë sezon.
Kujtojmë se ndeshja mes Barcelonës dhe Rayo Vallecanos, pritet që të zhvillohet të hënën në “Montjuic”, në orën 21:00.