Bledar Devolli: I zhgënjyer me Toman? Janë gjëra familjare, nuk i nxjerr në pazar!

- Bota Sot

Bledar Devolli: I zhgënjyer me Toman? Janë gjëra familjare, nuk i nxjerr në pazar!

Laçi ka triumfuar 3-0 ndaj Teutës në sfidën e zhvilluar në Kurbin.

Një humbje që dhemb për durrsakët, të cilët humbasin ndaj një rivali direkt.

Pas ndeshjes Bledar Devolli shprehet mjaft i mërzitur, teksa nënvizon se gabimet personale dëmtojnë skuadrën. Ndër të tjera

“Humbja? Deri te goli i dytë ishim në lojë. Nuk duhet t ëjemi bujarë sin ë golin e parë. Unë mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. I kishim marrë masat. Ata me krosa lozin. Janë gjëra të vogla që na çojnë tek ajo e madhe si ëpr mirë apo keq. Duhet të eleminojmë sa më shoejt gabimet individuale. Vrejtjet i bëjnë mirë ekipit. Punojmë shumë gjatë javës, por kur shikojmë ndeshjen më vjen inat ndonjë herë.

Unë apo ekipi nuk kemi inat, por më vjne inat, pasi duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet kur kemi dhe nuk kemi topin. Ne prap i shkuam Laçit te porta, goditëm në traversë dhe për këto nuk mërzitem. Por kur bëhen gabime individuale mërzitem shumë.

Kishim 2 mungesa të rëndësishme.Kemi probleme në mbrojtje, pasi ekipi është mësuar me 3 në mbrojtje dhe kur luajmë me 4 nuk ambientohen dot siç duhet. Ne jemi tolerantë, por nuk duhet të jemi kaq tolerantë në goditje standarte, në tranzicion. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë.

Na hapën probleme me Prodanin, pasi e kishin pikë të fortë. Më pas me Kurtin që vinte nga linja e dytë. Janë gjëra që kërkojnë pak kohë.

Te goli i dytë u vra ndeshja, u mbyll ndeshja. Para golit të dytë ne kishim mundësi me Toman me shënuar.

Veprimi i Tomës ishte hajde bëjmë spektakël.

Si e shpjegon? Ne duhet të çojmë Toman aty, nuk jam në mendjen e tij nëse duhet ta godas me të anën e brendshme të këmbës apo jo. Unë do flas me çunat si sot , si nesër, si pasnesër për të bërë më mirë. Do stërvitemi siç bëjmë gjithmonë dhe do mundohemi të eleminojmë abimet.

Jam i zhgënjyr me të apo jo, janë gjëra brenda familjes, nuk i nxjerr në pazar”, ka pëfunduar Devolli..



Read it all at Bota Sot