Juventus me dy fytyra

- Bota Sot

Juventus me dy fytyra

Për pak minuta, mos mendoni për Napolin në vendin e parë, Interin tri pikë larg dhe Atalantën në vendin e tretë.

Tabela e klasifikimit, nëse marrim vetëm një pjesë të lojës, thotë ndryshe. Loja është e thjeshtë. Ndani çdo ndeshje duke izoluar dy pjesët dhe duke parë rezultatin e ndeshjeve individuale vetëm pas 45 minutave të para dhe të dyta.

Me një fotografi bardhezi të këtyre renditjeve, del se Juventusi, me gola dhe rezultate ekskluzivisht në pjesën e dytë, do të ishte i dyti, së bashku me Interin, me një ritëm për të luftuar për titull.

Megjithatë, duke marrë parasysh vetëm pjesën e parë, “Zonja” do të ishte e gjashta dhe, për rrjedhojë, në një pozitë më të keqe se renditja reale.

GOLAT- Golat arrijnë më shumë në pjesën e dytë sesa në të parën (18 kundër 23). Madje edhe numri i golave të pësuar (11 me 10), konfirmon se Juventusi dhe loja e tyre nuk janë konstante dhe uniforme për të gjitha 90 minutat dhe se “Zonja e Vjetër” tenton t’i dhurojë një gjysmë pjese kundërshtarit. Duke parë pjesën tjetër të Serisë A, Interi dhe Lacio janë skuadrat më të mira në 45 minutat e para, ndërsa pas pushimit është Atalanta që ndizet si askush tjetër.

Kjo tregon dhe njëherë se Juventusi i Tiago Motës bën një lojë me dy fytyra, ndryshe në pjesën e parë dhe totalisht ndryshe në pjesën e dytë.



Read it all at Bota Sot