Kylian Mbappe është lojtar ëndrrash, por nuk është qendërsulmues.
Kjo është kuptuar me kohë që në Paris, por francezi ende konceptohet si 9-sh në Madrid.
Real Madrid padiskutim që e ka një plan B dhe sipas medieve spanjolle ky plan quhet Erling Haaland.
Për fatin e mirë të presidentit Florentino Perez, thuhet se edhe Haaland dëshiron të luajë në të ardhmen e afërt me fanellën e bardhë.
Në Angli raportohet se sulmuesi ka një klauzolë largimi te Manchester City, e fiksuar në shifrën 180 mln euro. Sipas të gjitha gjasave, Real Madrid pritet ta transferojë në verën e vitit 2026.