Schweinsteiger shpreh zhgënjim

- Bota Sot

Schweinsteiger shpreh zhgënjim

Bastian Schweinsteiger është shprehur shumë i zhgënjyer me performancën e Bayern në ndeshjen e fundit me Bayer Leverkusenin. Sipas tij, bavarezët ishin më dobët se kurrë.

“Kurrë nuk e kam parë Bayernin të jetë një skuadër kaq e parrezikshme për kundërshtarin.

Dukej sikur Bayer Leverkusen e kishte totalisht ndeshjen nën kontroll”.

“Komplimente për Aspirinat. Aktualisht luajnë futbollin më të bukur në Gjermani. Xabi Alonso ka punuar shkëlqyeshëm me këtë skuadër. Duket qartë se automatizmat e lojës janë në kulmin e tyre, pra lojtarët e njohin njëri-tjetrin dhe kombinojnë lirshëm”.

“Gjithsesi, Bayern është 8 pikë përpara. Tani ka filluar të gjejë forcën e duhur në ndeshjet e rëndësishme. Pra, nuk ke sesi ta kritikosh në këto kushte”.



Read it all at Bota Sot