Serie A lë pas Premier League dhe Ligue 1 sa i përket pagave për arbitrat, por renditet e treta pas La Ligës dhe Bundesligës.
Sipas një raporti të publikuar nga “AS”, zbulohet se arbitrat në elitën e futbollit italian paguhen 4000 euro për ndeshje, e cila shkon përafërsisht me 160 mijë euro në vit (me 20 ndeshje të zhvilluara).
Në Itali, zyrtari i katërt fiton 500 euro për ndeshje, VAR-i 1700 euro, asistenti i VAR 800 dhe asistentët në fushë 1400.
Ka një ndryshim thelbësor me Serinë B: 2000 euro për gjyqtarin e ndeshjes, 800 për këdo që është në fushë dhe 50 euro për VAR për këdo që është asistent. Sigurisht, arritja në Serie A nuk është vetëm çështje karriere, por edhe rritje të fitimeve.
Vendin e parë e mban Bundesliga me 5800 euro, ndërsa thuajse 1000 më pak në La Liga.
Sa i përket ndeshjeve në nivel europian, finalja e Ligës së Kampionëve paguhet me 10 mijë euro për arbitrin kryesor dhe 3 mijë euro për asistentët.