Milani ka pasur sot një mbledhje ku Ibrahimoviç dhe drejtuesit e tjerë kanë marrë fjalën duke kërkuar nga grupi që të reagojë me profesionalizëm dhe vullnet në impenjimet e mbetura për të mos dështuar sezonin me mospjesëmarrje në Champions League, gjithashtu duke respektuar Kupën e Italisë pasi janë në gjysmëfinale.
Zlatan ka përdorur tone të forta dhe i ka kërkuar ekipit më shumë se sa kaq, por edhe të mbajnë përgjegjësi për sjelljet e tyre në fushë pasi nuk janë më të rinj dhe kanë një farë eksperience.
Theo ka kërkuar falje para ekipit dhe drejtuesve, ndërsa Ibra ka konfirmuar më pas se vendi i Conceicaos nuk është i lëundur dhe se trajneri do të vazhdojë të drejtojë Milanin.
“Jemi të zhgënjyer dhe të zemëruar”, komentoi Ibrahimoviç.
“Nuk eshte një moment pozitiv.
Dje kishte mungesë pjekurie, por tashmë synimi është të mbetemi të bashkuar si grup për kampionatin dhe Kupën e Italisë”.
“A qëndron Conceição?”, i kërkon gazetari. “Ai po ecën mirë: kur mbërriti gjërat ndryshuan.
Nuk jemi ende në 100 për qind, por jemi duke u përmirësuar. Ai ka besimin tonë të plotë”, përfundon menaxheri i Milanit.
Dje Ibra deklaroi keshtu: “Jemi të zhgënjyer, jemi të zemëruar. Mendoj se kishte mungesë pjekurie: arbitri ishte i ashpër ndaj të verdhës së dytë për Theo. Në një ndeshje si kjo të paktën i jepni një paralajmërim për situatën e radhës duke i folur. Në vend të kësaj, ai perdori nje linje të ashpër”.