Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli 74 ka emëruar trajneri e ri. Skuadra nga Drenasi tani do të drejtohet nga trajneri Granit Dervisholli.
“FC Feronikeli 74 ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Granit Dervisholli është emëruar në postin e trajnerit të ekipit të parë. Pas një periudhe të gjatë si trajner dhe ekspert i futbollit, Dervisholli do të udhëheqë skuadrën drejt objektivave ambiciozë dhe synimeve të mëdha në sezonet e ardhshme. Me eksperiencën dhe përkushtimin e tij, Dervisholli sjell një drejtim të ri dhe vizion për zhvillimin dhe rritjen e ekipit, duke siguruar që FC Feronikeli 74 të vazhdojë të luajë futboll cilësor dhe të konkurrojë për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në njoftimin e Feronikelit 74.
Ndërkohë, vetëm pas një ore, pra nga ora 13:00, Feronikeli do të ballafaqohet me Ballkanin në Suharekë.