Kombëtarja e vajzave sfidon Ukrainën

- Bota Sot

Kombëtarja e vajzave sfidon Ukrainën

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë në orën 18:00 në stadiumin ‘Niko Dovana’ ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, e vlefshme për fushatën e Nations League.

Vajzat kuqezi përmbyllën pasditen e djeshme përgatitjet në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ndërsa skuadra është e plotë dhe nuk ka probleme fizike.

Në prag të kësaj përballjeje Armand Duka shprehet mjaft optimist. Kreu i FSHF-së nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të vajzave.

“Kombëtarja e vajzave nis sot një rrugëtim të ri në ligën B të UEFA Ëomen’s Nations League, me një ndeshje të fortë kundër Ukrainës në orën 18:00.

Dua të inkurajoj vajzat tona për një paraqitje sa më të mirë dhe rezultat pozitiv, në një grup ku kanë si rivale edhe Çekinë e Kroacinë.

Gjithashtu dua të bëj një ftesë edhe për tifozët, që të jenë në mbështetje të këtyre vajzave sonte në “Niko Dovana” në Durrës dhe në vazhdimësi, pasi përkrahja për to është shumë e rëndësishme”, ka shkruar Duka.



Read it all at Bota Sot