Silva: E pakuptueshme çfarë po ndodh me ne

- Bota Sot

Silva: E pakuptueshme çfarë po ndodh me ne

Bernardo Silva, një nga simbolet e Manchester City, është në vitin e tij të tetë në Angli, por nuk kishte përjetuar kurrë një sezon si ky, siç shpjegon për ESPN:

“Pa dyshim, është më i keqi që kur jam këtu. Ka pasur shumë ndeshje ku nuk kemi qenë as afër nivelit tonë më të mirë.

Kundër Real Madridit kishim përballë një ekip shumë të fortë dhe jashtëzakonisht me përvojë, që ka fituar shumë, veçanërisht në Champions League. Nuk bëmë mjaftueshëm për ta tentuar fitoren, ata ishin shumë më të mirë se ne, duhet ta pranojmë këtë, duke u përpjekur të përmirësohemi çdo ditë për sezonin e ardhshëm”.

Çfarë ndjenjash ke?

Ky sezon deri tani ka qenë shumë zhgënjyes. Ka gjëra që nuk mund t’i bëjmë më: të fitojmë Champions League, të fitojmë Premier League. Jemi jashtë dy kompeticioneve më të rëndësishme, ndaj jemi shumë, shumë të trishtuar. Jam i sigurt se me disa ndryshime që klubi me siguri do të bëjë në fund të sezonit, sepse kështu ndodh kur nuk fiton, do të përpiqemi ta rikthejmë Manchester City në nivelin ku duhet të jetë.

A keni ende besim te Guardiola?

Ai nuk vihet në diskutim. Ka gjithashtu besim të plotë te lojtarët ekzistues, sepse janë të njëjtët. Pak më të mëdhenj, sigurisht, por tani me energji të reja.

Pse kjo rënie?

Më duket e pakuptueshme. Nuk e kam përgjigjen e saktë. Është një përzierje e shumë gjërave që kanë ndodhur në klub. Jo vetëm dëmtimet, nuk është ky justifikimi. Nivelet e qetësisë dhe sigurisë nuk janë të njëjta. Mënyra se si luan ekipi nuk është e njëjtë, duhet të rikthehemi si më parë sa më shpejt të jetë e mundur.



Read it all at Bota Sot