Zanetti pas shortit: Feyenoord-in duhet respektuar

- Bota Sot

Zanetti pas shortit: Feyenoord-in duhet respektuar

Interi do të përballet me Feyenoordin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Nënkryetari i kampionëve në fuqi të Italisë, Javier Zanetti duke folur pas shortit të Champions-it, tha se skuadra holandeze është ekip i fortë dhe që duhet respektuar.

“Rrugëtimi ynë në Champions League ka qenë i shkëlqyer deri më tani, por tani fillon një garë tjetër”, tha ai.

“Feyenoord është një skuadër për tu respektuar, e kemi parë se çfarë ka bërë.

Do të përgatitemi për dy ndeshjet sa më mirë, janë të gjitha kushtet për të ecur përpara, por me kujdes”, ka theksuar Zanetti..



Read it all at Bota Sot