Pret çekun 90 milionë euro

- Bota Sot

Pret çekun 90 milionë euro

Eliminimi i shpejtë nga Champions League do të lërë pasoja të mëdha financiare te Juventus, pasi bardhezinjtë janë të detyruar të shesin një apo dy yje për të balancuar llogaritë.

Edhe pse drejtori sportiv Cristiano Giuntoli pritet të arkëtojë mbi 100 milionë euro nga shitja e Andrea Cambiaso dhe Dushan Vlahoviq, ato mund të mos mjaftojnë.

Për këtë arsye, një tjetër kampion pritet të lërë Continassa këtë verë dhe mediat italiane konfirmojnë se i sakrifikuari është Kenan Yildiz. Ai është lojtari që ka më shumë kërkesa nga lojtarët e Juventus. Verën e kaluar, bardhezinjtë refuzuan 60 milionë euro nga Chelsea.

Ndërsa këtë verë, shuma pritet të shkojë në 80 apo 90 milionë euro, një shumë që këtë herë Juventus nuk do ta refuzojnë, duke parë paratë e humbura nga dalja e shpejtë nga Champions League. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2029 me bardhezinjtë dhe ëhstë lojtari i vetëm që trajneri Thiago Motta ka aktivizuar në të 37 ndeshjet e luajtura këtë sezon.



Read it all at Bota Sot