Edlir Tetova: I fokusuar vetëm te puna ime, besoj te skuadra

- Bota Sot

Edlir Tetova: I fokusuar vetëm te puna ime, besoj te skuadra

Egnatia do të luajë në një transfertë të vështirë ditën e nesërme.

Rrogozhinasit do të sfidojnë Skënderbeun në stadiumin e Korçës dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 26-të të kampionatit.

Në prag të kësaj përballjeje ka folur trajneri Edlir Tetova. Timonieri i rrogozhinasve ka theksuar se skuadra është gati për këtë sfidë, teksa ndër të tjera ka nënvizuar se ka disa mungesa të rëndësishme.

“Gjendja është e mirë. Java ka qenë e balancuar. Nesër do të mungojnë Aleksi, Malota dhe Ndreca, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e gatshme.

Luajmë ndaj Skënderbeut dhe jo vendit të fundit në kampionat. Kundërshtari nuk e meriton pozicionin që ka në klasifikim me atë që ka treguar në fushën e lojës.

Nuk më intereson aspak se çfarë presin të tjetër, unë jam gjithmonë i fokusuar te skuadra ime. Gjëja që i druhem më shumë është të mos kemi të gjithë kontigjentin e plotë.

Gjithmonë mundohem të bëj më të mirën me lojtarët që kam në dispozicion. Afrimet e janarit kanë akoma shumë punë për të bërë dhe ende nuk janë në më të mirën e tyre. Kemi kaluar edhe periudha gripale, por tanimë çdo gjë e kemi lënë pas.

Shënimi i golave te skuadra jona e ka titullin grup. Unë personalisht mendoj se kemi bilanc pozitiv dhe shpresoj që të bëjmë të njëjtën gjë edhe ditën e nesërme”, ka përfunduar Tetova.



Read it all at Bota Sot