Inzaghi nuk i frikësohet duelit me Feyenoordin

- Bota Sot

Inzaghi nuk i frikësohet duelit me Feyenoordin

Trajneri Simone Inzaghi, përmes faqes zyrtare të Interit ka komentuar shortin për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, ku kampionët e Italisë përballen me Fejenordin.

“Kthehemi për të luajtur Champions, përballemi me Fejenord, një skuadër me histori të madhe dhe që luan në një stadium me atmosferë të zjarrtë. E dimë se do të jetë një sfidë e rëndësishme, jemi gati të japim maksimumin.

Ne kemi punuar shumë për të arritur këtu dhe duam të vazhdojmë të bëjmë mirë në këtë kompeticion.

Skuadra jonë ka treguar karakter dhe vendosmëri dhe do të përgatitemi sa më mirë për të përballuar çdo ndeshje. Qëllimi është të kalojmë raundin dhe të përpiqemi t’i japim vetes një ëndërr në këtë kompeticion”, deklaroi Inzaghi.



Read it all at Bota Sot