Diego Simeone flet pas shortit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit

- Bota Sot

Diego Simeone flet pas shortit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur përpara ndeshjes së tyre kundër Valencias, duke komentuar gjithashtu edhe ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në fazën e 1/8-tës.

Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, ku do të ketë përballje të forta.

Njëra nga më të fortat padyshim se është ajo në mes të dy rivalëve të mëdhenj lokal, Atletico Madridit dhe Real Madridi.

Për këtë ndeshje ka folur edhe trajneri i Atleticos, Simeone, i cili ka treguar se ekipi i tij është gati.

“Është një ndeshje e madhe, një ndeshje e madhe dhe ne jemi të përgatitur. Kështu e shoh unë.

Një ndeshje e madhe dhe ne jemi gati”, ka thënë fillimisht Simeone.

Kur u pyet për presionin e shmangies së udhëtimeve të gjata ndërkombëtare në Ligën e Kampionëve, Simeone theksoi: “Ka një rival të madh përpara: një ndeshje e madhe dhe ne jemi të përgatitur”.

Ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës janë programuar të luhen me 4 dhe 5 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 11 dhe 12 mars.



Read it all at Bota Sot