Theo Hernandez nuk ka më vend te Milani.
Përveç problemeve të lidhura me aspektin sportiv, mbrojtësi francez tashmë konsiderohet problematik edhe me sjelljen e tij.
Drejtuesit e Milanit po punojnë për të gjetur një zëvendësues në krahun e majtë të mbrojtjes, rol delikat në tregun aktual të merkatos europiane.
Nino Tavares është opsioni i parë i momentit. Ai luan i huazuar te Lazio, por kartonin e tij e zotëron Arsenali. Ai numëron 8 asiste këtë sezon.
I dyti në listën e klubit italian është De Cuyper, lojtar i Club Brugge. 24-vjeçari konsiderohet mbrojtës shumë premtues për të ardhmen.