Moriero nuk e bën dramë humbjen me Dinamon

- Bota Sot

Moriero nuk e bën dramë humbjen me Dinamon

Ka përfunduar sfida mes Dinamos dhe Laçit, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, ishin dinamovitët ata që ia dolën të fitonin me rezultatin 2-0.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i kurbinasve, Francesco Moriero.

“Ndeshja kishte shumë vështirësi. Provuam të reagonim, gjithsesi nuk mund të themi që jemi të dobët.

E dimë kush është objektivi jonë, është që të shpëtojmë dhe nga humbjet të mësojmë gjithmonë. Sot nuk ishim agresivë si herët e tjera. Nuk them që e pranojmë humbjen, por nga kjo të mendojmë më shumë.

Ne kemi filluar lojë dhe ringjitje shumë të rëndësishme. Në krahasim me ndeshjet e tjera, sot kemi gabuar më shumë në fazën e daljes. Jemi munduar që të çlodhim disa lojtarë. Gjithsesi ndeshja shkoi kështu, kemi kërkuar shumë agresivitet, e kishim studiuar mirë ndeshjen. Çunat dhanë gjithçka në fushë. Nëse duam të shpëtojmë, duhet të kemi një personalitet ndryshe.

Kjo është karakteristika jonë, që mundohemi të dominojmë kundërshtarin. Sot mund të bënim më mirë, sidomos kur dilnim nga mbrapa, kemi gabuar shumë. Personaliteti ishte i mirë, dhamë 100% dhe siç them gjithmonë, sjellja është e rëndësishme dhe në fazën taktike kemi punuar shumë”, është shprehur Moriero.



Read it all at Bota Sot