Gjatë një interviste për CBS, Jude Bellingham ka treguar lojtarin më të nënvlerësuar te Real Madrid. “Rodrygo është lojtari më i nënvlerësuar.
Për mua ai është lojtari më i talentuar në ekip.
Gjërat që bën me topin, sakrifica që bën si lojtar, ai kurrë nuk ankohet, edhe pse e ka të preferuar krahun majtë, ai nuk e ka problem të luajë në të djathtë, ose të kthehet në mbrojtje”, tha anglezi.
Kujtojmë se Bellingham nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës për Real Madrid në La Liga, pasi është dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak të kartonit të kuq të marrë fundjavën e kaluar ndaj Osasuna-s.
Po ashtu, mesfushori anglez do të mungojë edhe në sfidën e parë në Champions ndaj Atletico Madrid-it, për shkak kartonash.